PAKETIMI: Flakon me 100 ml tretësirë për infusion
PËRMBAJTJA: Paracetamol 1000 mg
INDIKACIONET: PAROL tretësira për infusion përdoret tek rastet e dhembjeve të shkallës së mesme si pasojë e intervenimeve kirurgjike si dhe me qëllim të zbritjes së temperaturës tek gjendjet febrile.
DOZIMI: PAROL 10 mg/ml (100 ml tretësirë) tretësira për infusion përdoret me rrugë intravenoze (në formë të infuzionit të ngadalshëm brenda 15 min.) çdo 4 deri 6 orë tek të rriturit me peshë trupore mbi 50 kg. Doza maksimale ditore nuk duhet të tejkalojë 4 g / ditë.
Dozimi te fëmijët:
Gjatë dhënjes së tretësirës për infuzion tek fëmijët, sasia e llogaritur e paracetamolit duhet të hollohet me tretësirë fiziologjike 0.9% apo me glukozë/dekstrozë 5% në raport më së shumti deri 1:10. Tretësia e holluar duhet të përdoret brenda 1 ore.
Fëmijët me peshë trupore nën 10 kg: 0.75 ml/kg peshë trupore (7.5 mg/kg p.t.) çdo 4-6 orë.
Fëmijët me peshë trupore 10-33 kg: 1.5 ml/kg peshë trupore (15 mg/kg p.t.) çdo 4 deri 6 orë. Doza maksimale ditore nuk duhet të tejkolojë 30 mg/kg p.t.
Fëmijët me peshë trupore 33-50 kg: 1.5 ml/kg peshë trupore (15 mg/kg p.t.) çdo 4 deri 6 orë. Doza maksimale ditore nuk duhet të tejkolojë 60 mg/kg p.t.
Kushtet e ruajtjes: PAROL tretësira për infuzion duhet të ruhet në temperaturë dhome në vend të errët. Tretësira nuk guxon të mbahet në frigorifer apo të ngrihet!