PAKETIMI: 16 tableta
PËRMBAJTJA: Amoksicilinë trihidrat
INDIKACIONET: ATOKSILIN indikohet për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me mikroorganizma të ndjeshëm në amoksicilinë, siç janë: infeksionet e traktit respirator, infeksionet e veshit/hundës/fytit, infeksionet e traktit urogjenital, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, infeksionet e traktit gastrointestinal, gonoresë dhe tek eradikimi i Helicobacter pylori në kombinim me klaritromicinën dhe lansoprazolin (si terapi treshe) ose vetëm me lansoprazol (si terapi dyshe).
DOZIMI: Nga një 1 tabletë (1000 mg) çdo 12 orë. Trajtimi duhet të vazhdojë 48-72 orë më tepër pasi të zhduken simptomet. Në të gjitha infeksionet e shkaktuara nga Streptococcus pyogenes trajtimi duhet të vazhdojë më së paku 10 ditë.