Produktet

KLAVUNAT SUSPENSION ORAL

  • KLAVUNAT BID FORT 400/57 mg SUSPENSION ORAL
  • KLAVUNAT BID 200/28 mg SUSPENSION ORAL

 

PAKETIMI: 70 ml suspension oral

PËRMBAJTJA: Amoksicilinë/klavulanat kalium 400 / 57 mg në 5 ml dhe Amoksicilinë/klavulanat kalium 200/28.5 mg në 5 ml.

INDIKACIONET: Klavunat BID suspensionet orale me dozim oral dy herë në ditë (b.i.d.), përdoren për mjekimin afatshkurtër të infeksioneve bakteriale kur si shkaktarë dyshohen shtamet të cilat prodhojnë β-laktamazë të cilat janë rezistente në amoksicilinë, siç janë: infeksionet e traktit të sipërm respirator (duke përfshirë otitis media dhe sinusitin), infeksionet e traktit të poshtëm respirator, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta.

DOZIMI: Doza ditore e rekomanduar është 25/3.6 mg/kg/ditë (amoksicilinë/ac. klavulanik) tek mjekimi i infeksioneve të shkallës së lehtë dhe të mesme (infeksionet e traktit të sipërm respirator p.sh. tonsilliti rekurent, infeksionet e traktit të poshtëm respirator dhe infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta), dhe 45/6.4 mg/kg/ditë për mjekimin e infeksioneve më serioze (otitis media dhe sinusiti, infeksionet e traktit të poshtëm respirator p.sh. bronkopneumonia dhe infeksionet e traktit urinar), e cila dozë ndahet në dy doza të barabarta të cilat aplikohen çdo 12 orë.