PAKETIMI: 30 film tableta
PËRMBAJTJA: Ibuprofen 400 mg
INDIKACIONET: Suprafen për shkak të efektit të tij analgjezik përdoret për mjekimin e dhembjeve të lehta dhe të mesme, siç janë: dismenoreja, dhembjet dentare dhe post-operative, kokëdhembja duke përfshirë edhe migrenën.
Suprafen për shkak të efektit analgjezik dhe antiinflamator përdoret për mjekimin e artritit reumatoid juvenil, spondilitit ankilozant, osteoartritit dhe artropative tjera joreumatoide. Njëherit, përdoret për mjekimin e gjendjeve tjera joartikulare reumatike, siç janë: kapsuliti, bursiti, tendoniti, tendosinoviti dhe dhembja e pjesës së poshtme të shpinës si dhe tek lëndimet e indeve të buta, siç janë ndrydhjet dhe tendosjet.
DOZIMI: Dozimi i rekomanduar i SUPRAFEN është 1200-1800 mg në ditë e ndarë në doza të barabarta. Në gjendje të rënda ose akute doza ditore të mos tejkalojë 2400 mg në doza të ndara në mënyrë të barabartë.