PAKETIMI: 150 ml shurup
PËRMBAJTJA: Desloratadinë 2.5 mg/5 ml
INDIKACIONET: DICOMEX indikohet për lehtësimin e simptomeve të ndërlidhura me rinitin alergjik, siç është: teshtitja, rrjedhja e hundëve dhe kruarja, kongjestioni nazal si dhe kruarja, lotimi dhe skuqja e syve, kruarja e qiellzës dhe kollitja. Njëherit, DICOMEX indikohet për lehtësimin e simptomeve të ndërlidhura me urtikarie, siç janë: kruarja, vezikulat dhe skuqjet në lëkurë.
DOZIMI: Për fëmijët e moshës 6-11 muaj: 2 ml shurup një herë në ditë. Për fëmijët e moshës 1-5 vjet: 2.5 ml shurup një herë në ditë. Për fëmijët e moshës 6-11 vjet: 5 ml shurup një herë në ditë. Për fëmijët e moshës 12 vjet dhe tek të rriturit: 10 ml shurup një herë në ditë.