PAKETIMI: 100 ml shurup
PËRMBAJTJA: Ibuprofen 100 mg/5ml
INDIKACIONET: PEDIFEN shurupi indikohet te fëmijët mbi moshën 6 muajshe për trajtimin simptomatik të dhembjeve, temperaturës dhe artritit juvenil.
DOZIMI: Doza e rekomanduar e ibuprofenit është 5-10 mg/kg peshë trupore çdo 6 deri 8 orë. Në gjendjet febrile kur temperatura trupore është nën 39.2°C rekomandohet dhënia e dozës 5 mg/kg p.t., ndërsa kur është mbi 39.2°C rekomandohet dhënia e dozës 10 mg/kg p.t. çdo 6 deri 8 orë.
Te trajtimi i dhembjeve rekomandohet doza 10 mg/kg p.t. çdo 6-8 orë.
Te artriti juvenil doza është 30-40 mg/kg peshë trupore, dozë kjo e cila ndahet në 3 doza të barabarta dhe jepet çdo 8 orë.