Produktet

TRIMOKS FORT TABLETA

TRIMOKS 240 mg/5 ml SUSPENSION

PAKETIMI: 20 tableta dhe 100 ml suspension

PËRMBAJTJA: Tableta (sulfametoksazol 860 mg, trimetroprim 120 mg); Suspensioni (sulfametoksazol 200 mg, trimetoprim 40 mg).

INDIKACIONET: TRIMOKS përdoret në trajtimin e: infeksioneve të traktit urogjenital (cistitet akute dhe kronike, pielonefriti, prostatiti, mjekimi kronik supresiv i prostatitit bakterial), infeksionet e traktit respirator (përkeqësimet akute të bronhitit kronik, formave akute të otitis media, mjekimi dhe profilaksa e pneumonisë të shkaktuar me Pneumocystis carinii te pacientët me imunitet të dobësuar), infeksionet e traktit gastrointestinal (ethet tifoide , salmoneloza, periudha e bartjes së etheve tifoide, shigeloza, kolera, diarrea e udhëtarëve), sëmundjet seksuale transmisive (granuloma inguinale (Donovanoza), gonorea, uretriti jogonokoksik). Gjithashtu, është raportuar se kotrimoksazoli është efektiv te mjekimi apo profilaksa e infeksioneve dhe sëmundjeve siç janë: bruceloza, kolla e keqe, mortaja, ethet-Q, nokardioza, izopsoriaza, legionella, listerioza.

DOZIMI: Tek të rriturit aplikohet 1 tabletë çdo 12 orë.

Te fëmijët: 8 mg/kg trimetoprim dhe 40 mg/kg sulfametoksazol për 24 orë, e dhënë në 2 doza të ndara në mënyrë të barabartë që aplikohen çdo 12 orë. Doza e preferuar për trajtimin e Pneumonisë së shkaktuar me Pneumocystis carinii është 15 deri 20 mg/kg trimetoprim dhe 75 deri 100mg/kg sulfametoksazol çdo 24 orë e ndarë në doza të barabarta që aplikohen çdo 6 orë, për 14 deri 21 ditë.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji dhe ashpërsia e infeksionet. Kohëzgjatja e trajtimit të infeksioneve urinare kryesisht është 10-14 ditë. Infeksionet me shigellozë trajtohen 5 ditë.