Produktet

ATOKSILIN 250 mg/5 ml pluhur për përgatitje të suspensionit oral

PAKETIMI: 80 ml suspension

PËRMBAJTJA: Amoksicilinë trihidrat

INDIKACIONET: ATOKSILIN indikohet për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me mikroorganizma të ndjeshëm në amoksicilinë, siç janë: infeksionet e traktit respirator, infeksionet e veshit/hundës/fytit, infeksionet e traktit urogjenital, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, infeksionet e traktit gastrointestinal, gonoresë dhe tek eradikimi i Helicobacter pylori në kombinim me klaritromicinën dhe lansoprazolin (si terapi treshe) ose vetëm me lansoprazol (si terapi dyshe).

DOZIMI: 20 mg/kg/ditë deri 40 mg/kg/ditë e ndarë në tre doza të cilat aplikohen çdo 8 orë. Në përgjithësi, infeksionet duhet të trajtohen edhe 48-72 orë pas zhdukjes së simptomeve të sëmundjes. Të gjitha infeksionet e shkaktuara me Streptococcus pyogenes duhet të trajtohen më së paku 10 ditë.