Produktet

KLAMER 250 mg/5 ml GRANULA PËR SUSPENSION ORAL

PAKETIMI: 50 ml suspension oral

PËRMBAJTJA: Klaritromicinë 250 mg/5 ml

INDIKACIONET: KLAMER suspensioni oral indikohet në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me mikroorganizma të ndjeshëm, siç janë: infeksionet e traktit respirator të sipërm (faringjiti, tonsilliti dhe sinusiti maksilar akut), infeksionet e traktit të poshtëm respirator (pneumonia, bronhiti kronik), otitis media akute, infeksionet e pakomplikuara të lëkurës dhe indeve të buta (impetigo, folikuliti, celuliti, erizipela, absceset), trajtimi i infeksioneve të diseminuara dhe të lokalizuara me Mycobacteriae (M. avium, M. intracellulare, M. chelonae, M. fortuitum dhe M. kansasii).

DOZIMI: Doza e rekomanduar e KLAMER suspensionit oral (250 mg/5 ml) tek fëmijët (prej moshës 6 muaj-12 vjeç) është 7.5 mg/kg dy herë në ditë. Doza e rekomanduar për fëmijët me infeksione të diseminuara apo të lokalizuara mykobakteriale (M. avium, M. intracellulare, M. chelonae, M. fortuitum, M. kansasii) është 15-30 mg/kg klaritromicinë e ndarë në dy doza të barabarta. Kohëzgjatja e trajtimit është 7-14 ditë. Infeksionet me S. pyogenes duhet të trajtohen më së paku 10 ditë.