PAKETIMI: 10 film tableta
PËRMBAJTJA: Amoksicilinë/klavulanat kalium 875 / 125 mg
INDIKACIONET: Klavunat BID 1000 mg film tabletat, me dozim oral dy herë në ditë (b.i.d.), përdoren për mjekimin afatshkurtër të infeksioneve bakteriale kur si shkaktarë dyshohen shtamet të cilat prodhojnë β-laktamazë të cilat janë rezistente në amoksicilinë, siç janë: infeksionet e traktit të sipërm respirator (duke përfshirë otitis media dhe sinusitin), infeksionet e traktit të poshtëm respirator, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta.
DOZIMI: Doza e zakonshme për të rritur dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare gjatë trajtimit të infeksioneve të rënda dhe infeksioneve të traktit respirator është 1 tabletë që aplikohet çdo 12 orë.