Produktet

PAROL HOT QESKA

PAKETIMI: 12 qeska me pluhur

PËRMBAJTJA: paracetamol 500 mg, pseudoefedrinë HCl 60 mg, klorfeniraminë maleat 4 mg

INDIKACIONET: PAROL HOT qeska përdoret për mjekimin simptomatik të infeksioneve akute të traktit të sipërm respirator; si analgjezik dhe dekongjestiv përdoret tek riniti, gripi, ftohjet, faringjiti, sinusiti, bronkiti, laringjiti; si antihistaminik dhe dekongjestiv për mjekimin simptomatik të sëmundjeve alergjike të traktit të sipërm respirator, siç është rinitit sezonal, riniti kronik dhe rinosinusiti.

DOZIMI: Çdo 4 deri 6 orë nga një qeskë, e cila tretet me 160 ml ujë të vluar paraprakisht.