Produktet

CIPRONATIN 500 mg & 750mg FILM TABLETA

CIPRONATIN 500 mg FILM TABLETA
CIPRONATIN 750 mg FILM TABLETA

PAKETIMI: 14 film tableta

PËRMBAJTJA: Ciprofloksacinë 500 mg dhe 750 mg

INDIKACIONET: CIPRONATIN tabletat përdoren për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm në ciprofloksacinë, siç janë: sinusiti akut, infeksionet e traktit të poshtëm respirator si përkeqësimi akut i bronkitit kronik, infeksionet e traktit urinar (duke përfshirë cistitet akute të pakomplikuara tek femrat dhe prostatitin kronik bakterial), infeksionet intra-abdominale të pakomplikuara (në kombinim me metronidazol kur është e nevojshme) si kolecistiti, peritoniti, apendiciti, plaga e kolangjitit, abceset dhe fistulat, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, infeksionet e kockave dhe nyjeve, diarrea infektive, ethet tifoide, gonorea cervikale dhe uretrale e pakomplikuar.

DOZIMI: Për trajtimin e infeksioneve të lehta apo të mesme preferohet përdorimi i 500 mg çdo 12 orë, ndërsa për trajtimin e infeksioneve të rënda 750 mg çdo 12 orë. Kohëzgjatja e trajtimit duhet të jetë mesatarisht 7 deri 14 ditë, ndërsa tek prostati kronik bakterial trajtimi duhet të zgjasë 28 ditë.