PAKETIMI: 100 ml shurup
PËRMBAJTJA: Butamirat citrat 7.5 mg/5 ml
INDIKACIONET: TUSAMOL është antitusik me veprim qendror me karakteristika kimike dhe farmakologjike të ndryshme nga ato të alkaloideve të opiumit. TUSAMOL me veprimin e tij antitusik dhe bronkospazmolitik ndal kollën në mënyrë efektive dhe rregullon vlerat e gazrave në gjak për një periudhë të shkurtër. Butamirati ka spektër të gjërë terapeutik. Përdoret për qetësimin e kollës së thatë me etiologji të ndryshme, qetësimi i kollës pre- dhe post- operative si dhe gjatë bronkoskopisë.
DOZIMI: TUSAMOL mund të përdoret tek fëmijët prej moshës 3 vjeçare si dhe tek të rriturit. Dozat e rekomanduara janë: te fëmijët prej 3-6 vjet 1 lugë (5 ml) 3 herë në ditë; Te fëmijët prej 6-12 vjet 2 lugë (10 ml) 3 herë në ditë; Te fëmijët mbi 12 vjet 3 lugë (15 ml) 3 herë në ditë; Te të rriturit 3 lugë (15 ml) 3-4 herë në ditë.